Varianti i ri COVID mberrin ne Greqi, regjistrohen rastet e para, ngrihet alarmi

707
0

Autoritetet e shëndetësise në Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj. Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me  koronavirusin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj.

Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me koronavirusin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu bënë pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.

Konkretisht, 6 pasagjerë rezultuan pozitiv dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë ata tashmë do të karantinohen.

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.