Varianti Delta, Brataj publikon zbulimin e fundit: 75 % e të infektuarve ishin të vaksinuar..

328
0

Të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar kanë të njëjtën ngarkesë virale. Studimi i BMJ (British Medical Journal) 4 ago 2021Përhapja e variantit Delta kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Në fakt, e njëjta ngarkesë virale u zbulua midis personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar, që infektohen me variantin Delta. Kjo theksohet nga një artikull i botuar në British Medical Journal (BMJ), në lidhje me të dhënat që dolën nga një shtim i numrit të infeksioneve në Massachusetts.

Në thelb, vaksinimi mbetet mbrojtës shumë i lartë, por nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e variantit delta. Testet e kryera nga data 3 deri në 17 korrik midis banorëve të Massachusetts në Provincetown, një vend i njohur pushimesh në Shtetet e Bashkuara, zbuluan se 75 % e njerëzve të infektuar ishin të vaksinuar.

Midis të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve ngarkesa virale ishte e njëjtë. Ky zbulim sugjeron që të dy grupet kanë të njëjtën ngarkesë virale dhe përhapja e infeksionit është pothuajse e njëjtë nga të dy grupet ka paralajmëruar Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rezultatet vërtetojnë se të vaksinuarit gjatë verës po luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit të variantit delta, prandaj CDC rekomandon që personat e vaksinuar të mbajnë maska në ambjente të mbyllura. Por CDC konfirmon se vaksina vazhdon të ofrojë mbrojtje të fortë kundër formave të rënda të sëmundjes.

Nga 346 personat e vaksinuar që rezultuan pozitivë në epideminë e Provincetoën, 79% e tyre ishin simptomatikë dhe testi i gjenomës tregoi se 90% kishin variantin delta. Vlen për tu theksuar se vetëm katër të infektuar u shtruan në spital dhe nuk pati asnjë humbje jete.

Disa ditë më parë, profesor Anthony Fauci, konsulent i Presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se varianti Delta mund të shkaktojë të njëjtin nivel infektimi si te personat e vaksinuar dhe te ata të pavaksinuar. Disa të dhëna nga rezultatet e testit të ngarkesës virale ishin marrë paraprakisht nga Washington Post, e cila u konsultua me epidemiologët e njohur në këtë fushë.

Jeffrey Shaman, epidemiolog në Universitetin e Columbias, komenton se vaksinimi tani ka të bëjë me mbrojtjen personale, mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes. Imuniteti i tufës nuk është i rëndësishëm pasi po shohim dëshmi të shumta të infeksioneve edhe në të vaksinuar.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky deklaroi se, ky zbulim është shqetësues dhe ka qenë një faktor që ka çuar në udhëzimet e reja, që rekomandojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura edhe për personat e vaksinuar.Dr.Skender Brataj