15.5 C
Tirana

Varfëria dhe ëndrra e prerë në mes, njihuni me Nardin e Thethit (Video)

Date:

Share:

Nard Polia, 35-vjeçari nga Thethi që humbi jetën sot në Grudë të Shkodrës ishte i njohur jo vetëm në zonën e tij, por edhe jashtë Shqipërisë, nga të gjithë ata turistë që kishin zgjedhur ndër vite të vizitonin bujtinën e tij “Polia” e hapur në vitin 2005.

Përmes faqes në Facebook “Thethi National Park” ai reklamonte bukuritë natyrore të kësaj zone të mrekullueshme, ndërsa ndër vite s’ka nguruar të ngrejë zërin për problemet që e shqetësonin, që nga mungesa e infrastrukturës rrugore deri tek bllokimi i rrugëve të Thethit në dimër.

Polia është bërë shpesh pjesë e kronikave televizive në vend, ku denonconte mos ndërhyrjen e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë. Me dëshirën e madhe dhe ëndrrën që Thethi do popullohet sërish, në një intervistë për mediat e huaja, ai rrëfen jetën e tij.

Djali i fortë e me muskuj, i kalitur për të përballuar jetën në mal shfaqet mbi makinën e tij Fuoristradë me goma të larta. Me këtë makinë ku sot i morën jetën, ai është bërë shpëtimtar i shumë turistëve që ngecnin mes botës.

Pikërisht mbi makinën e tij ai nis të rrëfejë kthimin në Thethin e dashur dhe pasionin e madh për ta zhvilluar këtë zonë.

“Unë kam lindur në Theth, jetesa këtu ka qenë shumë e vështirë, jena rrit shumë të varfër. Erdhi një kohë pas demokracisë në Shqipëri që Thethi u la pas dore, sepse njerëzit, banorët ikën. Këtu nuk kishte absolutisht të ardhura”,- thoshte ai.

“E kujtoj si sot kur kam ikur në vitin 1999 bashkë me familjen time në Shkodër. Ishte shumë e vështirë të jetoje këtu. Të gjithë shokët e mi me familjet kanë ikur ose në Shkodër ose jashtë shtetit. Mbaj mend që në 2005 jam kthyer përsëri në Theth kishte 5 familje nga 250 që ishin në 1995”,- thoshte Polia në rrëfimin e tij.

Por ndërsa vitet kanë kaluar, Polia shprehte gëzimin që Thethi aq i dashur për të kishte filluar të kthehej në një atraksion turistik.

“Thethi sot është bërë një atraksion shumë i bukur në Shqipëri dhe shumë i preferuar për turistët në Shqipëri dhe jashtë saj. Është natyra më e virgjër, ndër parqet kombëtare më të rëndësishme është edhe zonë e mbrojtur. Kemi fatin se këtu gjithçka ka mbetur si më përpara. Do mundohemi ta ruajmë sa më autentik Thethin, me bukurinë, kulturën, traditën dhe historinë e tij”,- thoshte Polia.

Nëse pasditen e sotme, Polia do ta zhvillonte edhe më tej bujtinën e tij. Emri i Thethit do dëgjohej më shumë nëpër botë, për kulturën, bukurinë dhe traditën e ruajtur ashtu siç kish ëndërruar që ditën kur ai u kthyer në vendlindje!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.