Vangjel Dule: Jemi vendi me standardet e të ulta për respektimin e të drejtave të minoriteteve

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se Raporti i KiE e rendit Shqipërinë në vendet me standardet më të ulëta sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve etnike.

Dule theksoi se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.

Vangjel Dule: “Në shtetin tonë nuk respektohen në masën që i kërkohen të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike. PBDNJ i drejtohet qeverisë por edhe klasës politike në vendin tonë se Shqipëria ka nevojë për instituticionalizimin e një dialogu permanent dhe të sinqertë midis strukturave shtetërore dhe qeveritare me qëllim që të plotësojë kuadrin ligjor, të amendojë dhe ta përmirësoj atë që të përputhet me standardet e respektueshme në juridiksionin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Europian.

Të ngrihen të gjitha instrumentet e nevojshme në nivel lokal dhe qendror që do mundësojnë këtë dialog por edhe implementimin e legjislacionit. Duhet kultivuar ai vullnet politik, i cili në masë të konsiderueshme mbetet negativ ose inekzistenc në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Fatkeqësisht jemi vendi me standartet e të ulta të respektimit të drejtave të tyre. “

Një ditë më parë, në opinionin e tij për Shqipërinë, Komiteti Këshillues i Këshillit të Europës për Konventën mbi Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, i kërkoi Tiranës të bëjë funksional ligjin vendas mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare nëpërmjet miratimit të një legjislacioni shtesë.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.