Valixhe në ofertë në rrjetet sociale, Policia paralajmeron qytetarët: Bëni kujdes..

242
0

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.

Policia i referohet rasteve kur në rrjetet sociale tregtohen valixhe të cilat shiten me çmime të ulëta për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve.

Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, sipas policisë dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.

“..janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social “Facebook”, por jo vetëm, të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë përdoruesve.

Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Policia shpjegon se duke ka dyshime se “në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile

Për këtë arsye ajo këshillon qytetarët që të sigurohen për “autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja”.

Ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet, ose që konstatojnë faqe të tilla, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtrorinë Vendore të Policisë Tiranë.