Skip to content

Vrau Valbon Beqirin me thikë, zbardhet dëshmia e 24-vjeçarit në Durrës: Tentoi të më përdh*unonte

    Autori i dyshuar i vrasjes është vënë në pranga. Sipas policisë bëhet fjalë për 24-vjeçarin Teilor Tivari.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se vrasja e 51-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

    Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë Teilor Tivari, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

    Gjatë komunikimit dhe qëndrimit në banesë, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

    27-vjeçari është arrestuar gjithashtu nga policia.

    Në dëshminë e tij, Teilor Tivari, ka deklaruar në polici se viktima ka tentuar ta përdhunonte, prandaj ai e ka goditur me thikë.

    Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.