Vala e dyte nuk po perballohet, shteti i madh i BE drejt karantines

827
0

Në Spanjë, shqetesimi per mosperballimin e Coronavirusit po rritet përsëri: pozitivet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit (21 Shtator) janë 10,799 dhe jetet e humbura 241. Ky është numri më i lartë i jeteve te humbura që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë.

Në vendin Iberik, pothuajse një e pesta e shtretërve në kujdes intensiv tani janë të zëna. Për 850,000 banorë të rajonit të Madridit, qeveria qendrore ka nisur një bllokim të ri.

Duke filluar nga 21 shtatori, një bllokim i ri pritet në jug të kryeqytetit spanjoll dhe në komunat per rreth. Do të lejohwt të dale nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, farmaci ose shkollë.

Nuk do të jetë e mundur të hyhet në parqe publike, ndërsa dyqanet, baret dhe restorantet do të punojnë me një kapacitet të reduktuar në 50%. Megjithate kjo nuk është një masë ne shkalle vendi, siguroi Kryeministri Pedro Sanchez