“Vala e acartë do godasë Evropën”, çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

632
0

TIRANE– Duket se ditëve me diell do ju vijë fundi në fundjavë për t’i lënë vendin një vale të acartë në pjesën më të madhe të Evropës duke përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve të Meteoalb, një masë e ajrit shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Si pasojë e kësaj mase do ketë ulje ekstremisht të temperaturave dhe pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për disa zona të Evropës.

Parashikimi nga Meteoalb:
DITE TE ACARTA EUROPA !!!
Motit të ngrohtë të këtyre ditëve i vjen fundi të shtunën e të dielën pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës!
Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik. Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.
544yhjn
(d.d/BalkanWeb)