Vala afrikane ”pushton” vendin tonë/ Meteorologia: Nga e enjtja na pret..

45570
0

Meteorologia Ladja Porja ka treguar si do të jetë moti këtë javë në vendin tonë. Porja zbulon se nga e enjtja dhe deri në fundjavë, vendi do të përfshihet nga i “nxehti afrikan” me temperatura deri në 30 gradë celsius. 

Kjo javë do të jetë e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë do të jetë tipike pranverë. Nga e hëna deri të mërkurën, temperaturat janë tipike të pranverës, 25-26 gradë Celcius. Dita e martë e mërkurë do të kemi prezente vranësirat dhe rreshjet e shiut.

Të enjte fillon aktivizimi i një mase ajrore të nxehtë, e cila vjen nga veriu Afrikës, duke u zhvendosur më pas drejt Ballkanit. Kjo do të bëj që dita e premte dhe fundjava të sjell diell dhe temperatura të larta. Në fundjavë presim temperaturat 30 gradë. Temperaturat e larta parashikohet të mbeten për një kohë të gjatë”, u shpreh Ladja Porja.