Vaksinimi bëhet I DETYRUESHËM në Shqipëri! Ja cilat KATEGORI përfshihen: Duhet të paraqesin..

252
0

Vaksinimi në Shqipëri bëhet i detyrueshëm! Ka disa kategori të caktuara dhe të riskuara të cilat duhet më patjetër të bëjnë vaksinat ose në të kundërt çdo herë duhet të paraqesin tampon se janë negativ.

Stafi mjekësor, studentët dhe arsimtarët duhet të paraqesin në ambientet e tyre të punës dhe universitete certifikatën e vaksinimit.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rokomandimin e detyrueshëm për grupet e riskuara si stafi mjekësor, studentët dhe arsimtarët. Deri më 30 shtator të gjithë duhet të dorëzojnë vertetimin e vaksinimit në institucionet përkatëse.

Ata që refuzojnë duhet të paraqesin periodikisht tampon negativ. Përjashtim nga vaksinimi i detyrueshëm bëjnë ata që kanë vërtetim mjekësor për mosbërjen e vaksinës”, tha ndër të tjera Mira Rakacolli.