Skip to content

Vaksinat e Covid mund të rrisin rrezikun për gjashtë lloje kanceri, ja cfarë zbuloi Studimi i fundit..

    Një studim i fundit i botuar nga studiues koreanë ka ngritur shqetësime, duke pretenduar se vaksinat kundër Covid mund të lidhen me rritjen e rrezikut për gjashtë lloje kanceri, përfshirë mushkëritë, gjirin dhe prostatën. Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë e kanë cilësuar këtë hulumtim si “shqetësues vetëm në sipërfaqe” dhe theksojnë se përfundimet janë tepër të ekzagjeruara.

    Sipas studimit, rreziku dukej më i madh tek personat mbi 65 vjeç, dhe këto gjetje u publikuan në një revistë shkencore të një botuesi të njohur. Por autorët nuk dhanë një shpjegim të qartë se si vaksinat mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut për kancer.

    Ekspertët e onkologjisë dhe akademikë të shëndetit publik kanë theksuar se lidhja mes vaksinave Covid dhe kancerit është hedhur poshtë edhe më parë, pas disa pretendimeve të ashtuquajtura për “turbo kancere”. Shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë provë të besueshme që vaksinat kundër Covid-it të ndërhyjnë në mekanizmat mbrojtës të trupit kundër tumoreve apo të nxisin procese që çojnë në zhvillimin e kancerit.

    Debati rreth vaksinave rikthehet edhe në arenën politike, pasi javën e kaluar partia britanike Reform UK u distancua nga Aseem Malhotra, këshilltar i sekretarit amerikan të shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr, i cili në një konferencë sugjeroi se vaksinat Covid kishin lidhje me kancerin e Mbretit dhe të Princeshës së Uellsit.