Vaksina anti-Covid/ “Më shumë doza për Gjermaninë”, plasin polemikat mes vendeve të BE

289
0

Dita e parë e vaksinimit anti-Covid ka shkaktuar polemika mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Fillimi i fushatës, i cili duhet të zgjasë për pothuajse të gjithë 2021, shkaktoi një mori kritikash për numrin e dozave të rezervuara në këtë fazë të parë për Italinë.

Numrat – Gjermania, ku Biontech ka selinë, vaksinën e mori nga Pfizer në Puurs, Belgjikë. Bëhet fjakë për 151,125 doza: 9,750 për secilin nga 16 landet e saj.

Numri më i madh i dozave që ka marrë Gjermania, krahasuar me shtetet e tjera anëtare, ka shkaktuar polemika, por përgjgja e BE ka qenë e menjëhershme: dozat ndahen në bazë të numrit të popullsisë.

Vaksinat do të shpërndahen deri në dhjetor duke ndjekur përqindjen e dozave bazuar në popullsinë e secilit vend anëtar.

Kjo është ajo që konfirmojnë burimet e Komisionit Evropian. Shpërndarja do të vazhdojë më pas duke ndjekur të njëjtën metodë të rënë dakord në nivelin evropian, shkruan TGCom