17.5 C
Tirana

Vajzat shqiptare VIP që u dashuruan me të fortët e Shqipërisë, emrat dhe historitë e tyre ndër vite

Date:

Share:

Lidhjet, fejesat dhe martesat e femrave të showbizit ndër vite me djem të fortë e të pasur, kanë marrë rëndësi të posaçme në median shqiptare. Disa po shijojnë lidhjet apo kanë krijuar familjete tyre, ndërsa të tjera vajza të famshme i humbën rrugës partnerët e zemrës pas divorceve, rënies në burg apo atentateve mafioze që u morën jetën. Në këtë shkrim të revistës “Story” do të risjellim histori të vajzave VIP ndër vite, të cilat me bukurinë dhe famën e tyre arritën të bëjnë për vete të ashtuquajturit “djem të këqij”. Më poshtë emrat dhe historitë për secilin çift:

1.-Albërie-Hadërgjonaj&-Mentor-Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj & Mentor Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u divorcua nga bashkëshorti Mentor Hadërgjonaj disa vite pasi ai vuajti dënimin në burg. Pas lirimit të tij në vitin 2008 ata rinisën jetën nga e para si çift me dy vajzat. Por pas shumë vitesh bashkë ata u divorcuan.

2.-Viola-Spiro-&-Valentin-Selaj

Viola Spiro & Valentin Selaj

Prezantuesja e sportit, Viola Spiro dhe i dashuri i saj, Valentin Selaj ishin kryefjala e shkrimeve në media kohët e fundit pas ndalimit të tij në Hollandë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga ShBA-të në Firenze, nëpërmjet Hollandës.Pasi ai fitoi lirinë pas 5 muajsh ata u fotografuan bashkë në Tiranë.

3.-Luana-Vjollca-&-Krenar-Çoçaj

Luana Vjollca & Krenar Çoçaj

Edhe historia e dashurisë së Luana Vjollcës me biznesmenin nga Kosova Krenaj Çoçaj është përfolur pas rrëfimit të Ledri Vulës për të, duke treguar si e rrahu ai nga xhelozia për Dafina Zeqirin. Mediat e Kosovës rikthyen pak kohë më parë vëmendjen tek sherri më i bujshëm i vitit 2012 në Prishtinë, kur menaxheri i VIP-ave Krenar Çoçaj, bashkë me një djalë tjetër të quajtur Gazmend Mirena, u paraqitën në Gjykatë për t’u përballur me akuzën e rrahjes së Vulës.

4.-Dafina-Zeqiri-&-Krenar-Çoçaj

Dafina Zeqiri & Krenar Çoçaj

Duke qenë se Krenar Çoçaj ka qenë ish-i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, ju njohim me historinë e këngëtares. Çoçaj ishte menaxheri personal i saj, duke e ndihmuar për nisjen e karrirës së saj si këngëtare pas kthimit nga SHBA. Mediat e Kosovës publikuan shkrime se bëhej fjalë për një ndarje me sherr të madh mes çiftit.

5.-Eli-Fara

Eli Fara & Lul Kapurani

Këngëtarja nga Korça është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e tyre ishte disa muajshe. Ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Luli, i cili jeton në Korçë ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve, pasi njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”. Eli Fara është ndarë në kohën kur interneti nuk ekzistonte kështu që e vështirë të gjendet foto e ish-çiftit.

6.-Marina-Fara

Marina Fara, shtatzënë me të dashurin

Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina nga ana tjetër pret të bëhet nënë, një lajm ky i publikuar nga JOQ. Sipas kësaj faqeje, bashkë me fotot tek gjinekologu, u zbulua dhe fytyra e të dashurit të saj, një djalë nga Laçi, identitetin e të cilit Marina ka zgjedhur ta mbajë sekret.

7.-Inis-Gjoni-&-Arian-Selimi

Inis Gjoni & Arian Selimi

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge. Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

8.-Ornela-Bregu-&-Ervis-Gjeçaj

Ornela Bregu & Ervis Gjeçaj

Moderatorja e njohur Ornela Bregu së fundi është vendosur të jetojë në Spanjë me familjen e saj, bashkëshortin biznesmen Ervis Gjeçaj dhe dy fëmijët. Ornela është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private, por para dy vitesh ajo vendosi të publikonte foto duke u puthur me burrin me rastin e ditëlindjes së tij. Martesa e saj iu rikthye normalitetit pas daljes së tij nga burgu.

9.-Adelina-Ismajli-&-Triumf-Riza

Adelina Ismajli & Triumf Riza

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. I ndjeri me profesionin polic, ishte moshatar me këngëtaren. Vrasja e Triumf Rizës para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën. Ajo ato kohë publikoi një baladë shumë të dhimshme kushtuar atij me titull “Trimit tim”.

10.-Rudina-Magjistari

Rudina Magjistari & Denis Gina

Para shumë vitesh moretorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. 27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

11.-Hygerta-Sako-&-Artur-Aligjoni

Hygerta Sako & Artur Aligjoni

Kanë kaluar 6 vite nga divorci i prezantueses së emisioneve sportive, Hygerta Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

12.-Kristin-Prengaj-&-Emra-Hajrizaj

Kristin Prengaj & Emra Hajrizaj (Escobar)

Ish-miku miliarder i Noizy-t, Emra Hajrizaj i njohur si reperi Escobar gjatë vizitës së fundit në Tiranë deklaroi në “Top Show”, se e vetmja e dashur nga Shqipëria, që kishte pasur ishte modelja Kristin Prengaj. Në Instagramin e tij shihet jeta tejet luksoze që bën, ndërsa është komentuar si një nga djemtë e fortë të rrugës në Londër.

13.-Morena-Taraku-&-Sasha-Sobhani

Morena Taraku & Sasha Sobhani

Edhe ish-missi dhe modelja Morena Taraku është në lidhje serioze me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, me të cilin po bashkëjetojnë në Turqi. Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish-ambasador i shtetit iranian në Venezuelë. Në vitin 2012-të u akuzua për vrasje pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën. Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.

14.-Tuna-Sejdiu-&-Ylber-Abdullahu

Tuna Sejdiu & Ylber Abdullahu (Cozman)

Këngëtarët Tuna Sejdiu dhe Ylber Abdullahu (Cozman) ishin çifti më i kometuar i showiz-it, por arrestimi i reperit Cozman në korrik të vitit 2015-të, u tha se u bë shkak i problemeve të shumta në çift, që përfunduan me ndarjen e tyre. Reperi që më parë kishte jetuar në Londër, u arrestua për akuzën “shitje dhe prodhim lëndësh narkotike”. Por, Cozman i shpëtoi burgut duke u dënuar me tre vite liri me kusht.

15.-Arta-Bajrami-&–Xhemajl-(Xhimi)-Sekiraqa

Arta Bajrami & Xhemajl (Xhimi) Sekiraqa

Bashkëshorti i këngëtares nga Kosova, Arta Bajrami u vënë në pranga kohë më parë nga policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Por, ky nuk duket të jetë problemi i tij më i madh, pasi Sekiraqa gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me një vjedhje ari në Kuvajt.

16.-Nertila-Kapaj-&-Jetnis-Dollapi

Nertila Kapaj & Jetnis Dollapi

Modelja dhe aktorja Nertila Kapaj njihet se “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, i cili humbi jetën gjatë gjatë një aksidenti me motor. Për lidhjen e bukur me djalin që njihej si “i forti i Tiranës”, Nertila Kapaj ka treguar se bënte dhe bën jetë përrallore me shërbëtorë e truproja.

17.-Fjolla-Morina

Fjolla Morina, dhe i dashuri që humbi në atentat

Këngëtarja Fjolla Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj. Pasi Fjolla foli hapur për fatkeqësinë e saj, ajo e kujtoi të ndjerin në ditën e tij të lindjes. Fjolla Morina foli për të dashurin pasi ai u nda nga jeta, duke qenë se më parë kishte mbajtur një lidhje vetëm për vete.

18.-Çiljeta-Xhilaga-&-Romeo-Shehu

Çiljeta Xhilaga & Romeo Shehu

Historia e dashurisë së këngëtares me Romeo Shehun zgjati për disa vite, dhe ishte ndër më të mediatizuarat e kohës. Pas ndarjes së tyre emri i biznesmeit u lakua në media pasi u shpall në kërkim nga policia, duke u komentuar si ish-idashuri i Çiljetës.

19.-Françeska-Jaçe-&-Andi-Geci

Françeska Jaçe & Andi Geci

Ish-lojtarja e “Big Brother” Françeska Jaçe pas ndarjes nga i fejuari biznesmen 10 vite më i madh, u lidh me djalin e njohur në Tiranë për jetën prej pasaniku, Andi Gecin. Por historia e tyre zgjati shumë pak muaj.

20.-Zaimina-Vasjari-&-Klodian-Asllani

Zaimina Vasjari & Klodian Asllani

Historia e Zaimina Vasjarit me bashkëshortin e saj Klodian Asllani është ndër më të gjatat në showbiz, pasi ata u njohën kur Zai ishte 17 vjeçe. Zaimina dhe biznesmeni nga Durrësi finalizuan lidhjen 13-vjeçare me një bebe para pak muajsh.

21-Suada-Sherifi-dhe-bashkëshorti-2

Suada Sherifi dhe bashkëshorti

Prezantuesja Suada Sherifi prej kohësh e mbante të fshehtë bashkëshortin e saj biznesmen, nga martesa me të cilin erdhi në jetë vajza. Në ditëlindjen e fëmijës ajo zbuloi më në fund portretin e tij në fotot e tyre familjare.

22.-Ingrid-Gjoni-&-Genti

Ingrid Gjoni & Genti

Këngëtarja Ingrid Gjoni pati një histori shumë të bukur dashurie, nga e cila erdhi në jetë djali i tyre. Edhe pse vitin e kaluar u fol për ndarje të tyre, vetë artistja nuk foli për këtë çështje.

23.-Jonida-Maliqi-&-Gent-Prizreni

Jonida Maliqi & Gent Prizreni

U bë një vit nga divorci i bujshëm i këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti, Gent Prizreni. Artistja dhe biznesmeni i njohur i dhanë fund historisë 17-vjeçare ndërkohë që janë prindër të një djali.

24.-Elvana-Gjata

Elvana Gjata & biznesmeni

Viti 2017-të solli ndryshime në jetën e Elvana Gjatës, edhe sa i takon jetës personale. Miq të afërm folën se ajo u fejua me të dashurin milioner nga Tirana, i cili komentohet për jetën e shtrenjtë që bën. Këtë fakt e pohoi edhe vetë këngëtarja, e cila nga shtëpia e saj luksoze i tha Ermal Mamaqit se, Zoti i kishte sjellë një fat shumë të mire në jetën e saj. Elvana Gjata është përpjekur ta mbajë lidhjen private, dhe ende nuk na e ka prezantuar partnerin.

25.-Aurela-Hoxha-&-Admir-Ismajlukaj

Aurela Hoxha & Admir Ismajlukaj

Showgirl Aurela Hoxha para tre vitesh u divorcua nga bashkëshorti Admir Ismajlukaj. Pas 10-vitesh martesë, Aurela u padit të Gjykatë për divorc nga partneri i saj biznesmen. Ish-partnerët të dy nga Tropoja, bashkëjetonin prej vitesh në Tiranë.

26.-Olta-Sheta

Olta Sheta dhe partneri

E rikthyer në vëmendjen e publikut me fotot e nxehta në Brezovicë të Kosovës, Olta Sheta e “Big Brother 3” këtë pranverë zbuloi të dashurin e saj, që e mbante të fshehtë. “No name”, ishte diçitura që Olta i vendosi fotos, ku dukej shumë e lumtur dhe në intimitet pranë biznesmenit.

27.-Trejsi-Sejdini

Trejsi Sejdini dhe i dashuri

I vetmi mashkull që ja mbledh “gansteres së Elbasanit” Trejsi Sejdini, është pikërisht i dashuri i saj. Fituesja e “Miss Universe”, pasi rrëmbeu kurorën postoi një foto çift, ku i mbulonte fytyrën të dashurit, poshtë të cilës shkruante “Couple goals”.

28.-Xhesika-Ndoja-&–dhe-ish-burri-në-burg

Xhesika Ndoja & dhe ish-burri

Para pak javësh Xhesika Ndoja prezantoi të dashurin e saj pasanik, por më parë ajo ka rrëfyer në media detaje për ish-burrin, babain e vajzës së saj. Ish-partneri ka qenë në burg për ca kohë. Pas lirimit u bashkua me Xhesikën, martesë që përfundoi shpejt me ndarje.www.story.al/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.