14.5 C
Tirana

Vajzat në Jalë mbledhin para në emër të Elvis Naçit, denoncon gazetarja: Mashtrim i pastër!

Date:

Share:

Dy vajza janë fotografuar në bregdetin e Jalës duke mbledhur para në emër të Imamit Elvis Naçi dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Është gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Ola Bruko e cila teksa publikon fotot e vajzave në Facebook e konsideron këtë ngjarje mashtrim të pastër. Në emër të saj dhe të imamit Naçi, Bruko bën thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla si dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve.

Reagimi i Ola Brukos:

Abuzim dhe përpjekje e turpshme për të përfituar në emër të bamirësisë për të varfërit.
Këto foto janë bërë në bregdetin e Jalës dhe këto 2 vajza bëjnë ec e jak gjithë ditën duke kërkuar para në emër të Elvis Naçit dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Ato iu kërkojnë njerëzve të ndihmojnë financiarisht për operimin e një fëmije 8 muajsh.
Fati e solli që këtë kërkesë të ma drejtonin edhe mua, që prej një viti jam drejtuese e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, pjesëtare e përpjekjeve dhe punës së madhe që bën Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Stafi ynë ka filluar punën për një sezon tjetër solidariteti, dhe rastet që kemi identifikuar janë të shumta, por rasti i sotëm është një mashtrim i pastër dhe është për të ardhur keq nëse dikush ka rënë pre e tij, apo aq më keq nëse ky nuk është rasti i vetëm.
Elvis Naçi dhe Neës24 bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla, dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërhyjnë për t’iu dhënë fund atyre.
Ne së shpejti rikthehemi në ekranin e televizorit me histori të reja, me personazhe të rinj, problemeve të të cilëve do t’iu japim zgjidhje, nën logon e vetme, News24.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.