Vajza nga Fieri mahnit me punimin e saj, 36 mijë gozhdë për flamurin kombëtar

985
0

Ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë keni vënë re, patjetër, njerëz të veshur me simbolet tona dyngjyrëshe, kuqezi.

Rrugët, ballkonet e shtëpive, bizneset, por edhe rrjetet sociale, sot janë mbuluar nga ngjyrat kuqezi.

Një vajzë nga Fieri në fakt ka bërë diçka krejt speciale.

Lediana Sula, eshte 22 vjeçarja fierake e cila ka kryer një punim fantastik të flamurit tonë kombëtar duke bashkuar plot 36.000 gozhdë.

Përmasat e këtij punimi janë 70x50cm dhe artistes i janë dashur plot 3 muaj për ta realizuar.

“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë”, thotë Lediana në faqen e saj në Facebook.


Postimi i plotë i saj:

Punim artistik me gozhdë! 70cm×50cm

Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë.

36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot.

Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar.