Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë së bashku me vajzën e tij dyvjeçare, pasi kjo e fundit i ka shpëtuar babait dhe ka vrapuar drejt rrugës. I ati u përpoq të arrinte dhe ta ndalonte vajzën e vogël, por ndërkohë ajo kishte arritur në rrugën ku të dy u përplasën nga një makinë që kalonte.

Ngjarja ndodhi në San Faustino di Cingoli në Macerata, kur shoferi i makinës i pa që ata të shfaqeshin papritur para saj dhe ndaloi për të thirrur për ndihmë.

Vajza e vogël u shtrua në Repartin e Anestezisë dhe Reanimacionit Pediatrik, ndërsa babai, pësoi lëndime të lehta.

Burri, me vajzën e vogël në krah, kishte shoqëruar djalin e tij të madh në palestër. Ndërsa ndodheshin në parking, vogëlushja u largua nga babai i saj. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i makinës ka ndaluar dhe ka telefonuar urgjencën. Më pas vajza e vogël u transferua me helikopter ambulancë në Salesi të Ankonës.

- Advertisement -

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Habit Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin

Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi...

Sapo ndryshoi kursi i këmbimit. Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 20 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.