15.5 C
Tirana

Ushqimet më të rrezikshme në botë që njerëzit ende i konsumojnë çdo ditë!

Date:

Share:

Perpara se të kapni pirunin, thikën apo canten e shpines vini re shenimet e disa prej ushqimeve më të rrezikshme në botë:

1. Farërat e kajsisë: Edhe pse frutat konsiderohen të shëndetshme, konsumi i sasive të mëdha të farave të frutave mund të jenë vdekjeprurës.Farat e kajsisë në veçanti përmbajnë glikozide cianogenike, të cilat konvertohen në cianid hidrogjeni dhe ndërhyjnë ne aftësinë e trupit tuaj për të përdorur oksigjenin. Në Turqi, ku pemët e kajsisë janë të bollshme, shumë njerëz kanë vdekur pasi hanin shumë fara kajsie.

2. Fruti yll: Lëng i këtij fruti është helmues për këdo që ka probleme me veshkat.Vetëm 100 mililitra te tij kane neurotoksina të mjaftueshme për të ndikuar në trurin dhe nervat tuaja.

3. Hot Dogs: Ata janë përgjegjës për rreth 17% të të gjitha vdekjeve tek fëmijët nën 10 vjeç. KUJDES – ata janë një rrezik i madh i mbytjes.

4.Tru majmuni: Ushqimi i trurit të papërpunuar, të pjekur ose të gatuar, i majmunit gjendet më së shumti në Azi. Ushqimi i tyre mund të shkaktojë një gjendje neurologjike të pashërueshme ose fatale degjenerative të njohur si sëmundja Variant Creutzfeldt-Jakob.

5. Fasulet e kuqe: Këto fasule mund të jenë toksike kur hahen. Për ngrënie të sigurt, sigurohuni që të vloni fasulet për të paktën 10 minuta per te ulur toksicitetin e tyre.

6. Manaferrat: Kur jane te pjekura sic duhet,manaferrat janë të sigurta për tu ngrënë, por vetëm pa gjethet e tyre, degëzat dhe fara (të cilat të gjitha përmbajnë cyanide). Mund te vuani nga diarre te renda nëse hani manaferra të papjekura.

7. Casu Marzu: I bërë me qumësht dhie, ky djathë i butë sardinian lihet i zbuluar derisa piqet. Prandaj, mizat janë në gjendje të leshojne vezë në të dhe kur ky djathe konsumohet ,larvat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe siklet duke irrituar muret e zorrëve.

8. Fesikh: Ky peshk duhet të thahet në diell dhe të ruhet me kripë për 1 vit para se të jetë i sigurt për tu konsumuar. Është një pjatë tradicionale egjiptiane e bërë me kete lloj peshku te fermentuar që hahet gjatë një festivali te pranveres.

9. Ackee: Ky frut i rrezikshëm është fruti kombëtar i Xhamajkës dhe përmban hypoglycin, një substancë toksike që shkakton të vjella. Nëse fruti është plotësisht i pjekur dhe është zgjedhur përpara se të hapet natyrshëm për të ekspozuar farat e zeza (të cilat janë toksike), atëherë konsiderohet i sigurt për tu ngrënë.

10. Fugu (Puffer Fish): Ky lloj peshku mund të paralizojë dhe të asfiksojë nëse nuk është përgatitur siç duhet. Organet e këtij peshku përmbajnë tetrodotoksinë, një neurotoxinë e rrezikshme. Sipas ligjit japonez kuzhinierët duhet të kalojnë të paktën 3 vjet trajnim përpara se të përgatisin kete lloj gatimi.

Ka shumë të ngjarë që asnjëherë nuk do të ballafaqoheni me shumicën e këtyre artikujve. Sidoqoftë, sa më shumë që te dini, aq më te sigurt mund të jeni,veçanërisht nëse udhëtoni!

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.