Skip to content

Ushqime të sh pifura që po hamë, AKU shkon në Berat, por ja çfarë gjen atje

    Ndërsa ka kohë që është apeluar dhe faktuar me fakte se siguria ushqimore në vendin tonë lë për të dëshiruar, institucioni përkatës i saj ka nisur punën.

    inspektorët e AKU kanë inspektuar fermerë e qarkut të Beratit në tokat bujqësore dhe në serat e mbyllura.

    Në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërmori 2-ditët e fundit,aksione të befasishme në terren, duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese mes Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

    Plani i monitorimit të serave me prodhime të ndryshme bujqësore, është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së së Beratit,e cila në çdo subjekt të kontrrolluar ka marrë mostrat e perimeve të ndryshme, për t’i dërguar në Laborator në Tiranë, ku edhe do të ekzaminohet cilësia e tyre,nëse është “bio” apo nëse është abuzuar me sasinë e pesticideve hormonale.

    Zbatimi i këtyre kontrolleve në terren,është kryer në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve,në fshatra të ndryshme të qarkut të Beatit.

    Kontrollet kanë pasur si qëllim kryesor,përdorimin ose jo të preparateve kimike mbi normën e lejuar në serat e zonave të Beratit e Fierit, ku trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime kontrolluese në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta-perimeve me shumicë”.

    Burimet zyrtare të AKU-së,bëjnë me dije se,gjatë këtyre dy ditëve janë inspektuar një numër i konsiderueshëm subjektesh me këtë natyrë aktiviteti,duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se,për rastet kur është konstatuar mospërmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve.

    AKU konfirmon se,shkeljet e konstatuara në subjekte kanë pasur të bëjnë kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit. AKU deklaron se,edhe pse në ditë pushimi, kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë operatoret e biznesit ushqimor dhe në pikat e grumbullimit të fruta perimeve.