Urdhri: Fëmijët që nuk kanë kryer vaksinat nuk do të regjistrohen në çerdhe dhe kopshte

Fëmijët, të cilët nuk kanë kryer vaksinat nuk do të regjistrohen në çerdhe, kopshte e shkolla. Ministria e Arsimit ka urdhëruar që në institucionet e arsimit parauniversitar, të mos pranohet asnjë fëmijë që nuk ka kryer vaksinat.

Masa e ministrisë vjen pas përhapjes së fruthit në kopshte e çerdhe për shkak të mos vaksinimit të fëmijëve “Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

Gjithashtu janë reduktuar edhe dokumentet që duhen për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, nga 5 që janë aktualisht në vetëm dy, njëri prej të cilëve është ai i vaksinave. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraditen këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”-thuhet në urdhrin e ministrisë

- Advertisement -

Ndryhon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet...

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.