Skip to content

“Unë dhe gruaja ime largohemi këtë verë por..”, Donald Lu ka një mesazh të fundit për shqiptarët

    Donald Lu, pak kohë para përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka falënderuar komunitetin shqiptar.

    Në ceremoninën për pavarësinë e SHBA-së, ai e vuri theksin tek liria në fjalën e tij përshëndetëse.

    “Mbase keni dëgjuar që unë dhe gruaja ime po largohemi këtë verë dhe duam t’ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e miqësinë tuaj. Në ditën e lindjes së vendit tonë Amerikë, flasim për lirinë, dhe dua të them një shprehje të Rose Parks që kërkoi lirinë e saj dhe refuzoi të rrinte në fundin e autobusit: Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë,” tha Donald Lu.