Skip to content

Ulet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të shitet nafta nga sot

    Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend.

    Ky bord ka njoftuar se tashmë karburantet do të shiten si më poshtë:

    Nafta: 192 lekë nga 197 që ishte ditën e djeshme duke u ulur kështu me 5 lekë.

    Benzina: 187 lekë nga 189 lekë duke u ulur me 2 lekë.

    Gazi: 71 lekë nga 69 lekë që ishte ditën e djeshme ka pësuar një rritje me 2 lekë.

    Bëhet me dije se ky ndryshim do të jetë që prej ditës së sotme pas orës 18:00.

    Njoftimi i Bordit të Transparencës:

    Vendim i Bordit të Transparencës- 03.02.2023
    Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
    Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 846, -12 nga data 01.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 826, -35 nga data 01.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 106.29 (-1.07 nga data 01.02.2023).
    Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.
    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
    Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.
    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
    Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
    Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.