Ulen shifrat e Covid ne vendin tone, cfare ndodhi në 24 orët e fundit, njoftimi i ministrise

446
0

Në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 2192 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje kemi një ulje të numrit të vdekjeve, pasi janë regjistruar 5 viktima më pak.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra,  1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

Edhe numri i infeksioneve ka patur rënie, krahasuar me një ditë më parë. Ministria njofton se janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë, nga 472 që ishin dje.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë,  Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje,  Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./