Ukraina i ndërpret Europës furnizimin me energji

56
0

Ministria e Energjisë në Ukrainë bën me dije se nga dita e sotme do të ndalojë furnizimin me energji elektrike për vendet e Bashkimit Europian për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktuan bombardimet e fundit ruse në stacionet elektrike dhe termocentrale.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e energjisë do të ndihmojë Ukrainën që të stabilizojë sistemin e saj energjetik.

Ukraina nisi të eksportonte energji elektrike në vendet e Bashkimit Europian më 1 korrik. Në atë kohë, presidenti Zelensky u shpreh se ky proces kishte si synim të ndihmonte Europën të reduktonte varësinë nga energjia ruse.