Udhetimet me avion tani do jenë stres më vete, rregullat shtesë në aeroporte

728
0

Udhëtarët me avion do te duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport tanj e tutje, sepse atje do t’i presin procedura me të zgjeruara kontrolli.

Do të gjeni detyrim për të mbajtur maskë në pika të caktuara, do të ketë procese më të kujdesshme verifikimi, etj. Dhe këto janë disa nga rregullat që prezantoi Shoqata e Industrisë së Fluturimeve Ajrore ADV në Berlin.

Paketa e masave që planifikohet të shtrihet në mbarë Evropën synon ta shmangë thuajse krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19, nëse trafiku ajror në vend rifillon nga puna, tha drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Ralph Beisel.

Aktualisht në aeroportet gjermane ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve. Situata është me orë të zgjatura dhe lumë kontrollesh sidomos në aeroportet në landet e Bavarisë, Baden-Vürtembergut, Nordrajn –Vestfalise, Saksonisë së Ulët dhe në atë të Berlinit dhe Bremenit. Në aeroportet e landeve të tjera udhëtarëve vetëm sa u rekomandohet një gjë e tillë.

Por tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroportet e Gjermanisë.

Për më tepër në aeroporte do të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike 1.5 metër.

Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit.

Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.

Kështu, kohë të reja me vuajtje shtesë për udhëtarët. Ata që udhëtonin para vitit 2001 e dinë mirë sa minimale ishin vonesat dhe procedurat në kufijtë aeroportualë dhe kudo tjetëe, por pas 9/11, nisi vala e masave shtesë. Tani shtohen sërish masa të tjera të forta. Edhe në avionë siç njoftojnë kompanitë, do të ketë një tjetër mori masash shtesë që nga maskat, hyrja dhe dalja me distancë 1 metër e më shumë, mos dhënie pijesh e ushqimi, matje temperature, dezinfektim, etj.