Ata që të udhëtojnë këtë verë duhet të kenë parasysh se duhet të shkojnë në Rinas 3 orë përpara. Njoftimi bëhet nga TIA dhe vendimi ka ardhur për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror. “Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, thuhet në njoftim.