Udhëtimet drejt vendeve te BE/ Greqia dhe Italia kufizojnë udhëtimet per shqiptaret

Lëvizja për në vendet e Bashkimit Evropian, aq më shumë tashmë që nis edhe sezoni pushimeve, është kryefjalë e çdo shqiptari.

Një ditë më parë, Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi përfshirjen e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në listën jeshile për të lëvizur në hapësirën e BE. Megjithëse vendimi Këshillit të BE nuk është publikuar, ende mësohet se kemi të bëjmë me një sugjerim për vendet anëtare të unionit, që do të thotë se lëvizja e lirë do të varet përsëri, nga rregullat që çdo shtet, do të aplikojë për vendin tonë dhe fqinjët.

Lajmi se Bashkimi Evropian do të lejojë udhëtimet nga Shqipëria, solli shumë optimizëm mes shqiptarëve qe duan të shkojnë me pushime në Greqi apo Itali këtë vit. Por burime diplomatike në Tiranë i thanë Top Channel se vendimi i Brukselit nuk është detyrues për ta dhe kjo nuk do të thotë që kufijtë do të hapen. Italia nuk lejon udhëtime për turizëm ndërsa qeveria greke ka shtyrë deri më 21 qershor regjimin e udhëtimeve të kufizuara vetëm për punë për shqiptarët.
Pas katër ditësh, pritet vendimmarrja e radhës nga qeveria greke, nëse do të hiqen masat kufizuese për udhëtimet drejt Greqisë, gjë e cila do të lejonte mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje për tu kthyer për pushime në Shqipëri.

Top Channel pyeti edhe Ministinë e Jashtëm të Shqipërisë për të mësuar se cilat vende të Bashkimit Evropian do lejojnë lëvizjen e lirë por ende nuk kanë një listë të vendeve.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.