Udhëtim si para pandemisë, ne kete shtet të Europës mund të shkoni pa vak sinë dhe pa test

Sllovenia ka hequr masat kufizuese të koronavirusit për udhëtimet. Lajmin e ka njoftuar Ministria e Jashtme në një postim në facebook.

Qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë drejt Sllovenisë apo tranzit përmes territorit të saj, nuk do tu kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë teste, dëshmi vaksinimi apo shërimi nga koronavirusi.

Po kështu ata nuk do t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rasteve kur shfaqin simptoma.

Postimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit. Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar).

Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit. Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.