5.5 C
Tirana

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Date:

Share:

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës në mënyrë që t’i bashkojë me ato në Itali dhe t’i ketë gati për momentin e daljes në pension në shtetin fqinj, ku jeton e punon prej 22 vjetësh.

Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten që nga data 15 Janar, por nuk ka marrë përgjigje.

“Jam një banor i Durrësit i kam grumbulluar në Durrës dhe i kam çuar tek Sigurimet Shoqërore sipas ligjit siç funksionon. I kam dërguar në Institutin Shtetëror të Tiranës për të marrë një vulë tjetër e për t’i çuar tek ambasada italiane që të vulosen sipas ligjit. Mirëpo i kam dërguar që në datën 15 Janar, po bën më shumë se një muaj dhe unë sot nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Kam 22 vite pune në Itali dhe 15 vite vjetërsi pune për mua dhe 18 për gruan. Qëllimi im kryesor është që të dalim në pension në Itali, t’i bashkojmë sipas marrëveshjes që ka dalë mes dy shteteve”, tha denoncuesi.

Gazetarja e “Stop” vuri në dijeni Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vetë drejtori Astrit Hado tha se sapo Italia të ratifikojë marrëveshjen, këtë punë që po bën qytetari do ta bëjnë vetë institucionet përmes komunikimit mes tyre.

“Nuk është e nevojshme që qytetarët të vijnë dhe të mbledhin dokumentet vetë sepse me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ne kemi parashikuar që i gjithë komunikimi do të bëhet mes dy institucioneve. Që do të thotë se çdo lloj dokumentacioni që ka nevojë, që qytetari të prezantojë ose këtu ose në Itali do të komunikojë zyrtarisht mes institucioneve dhe qytetari vetëm do të deklarojë se ku ka punuar dhe çfarë kërkon dhe të gjitha verifikimet e plotësimi i formularëve do të bëhet nga institucionet. Qytetari nuk ka nevojë që të harxhojë as kohë e as lekë për të bërë noterizime dhe të gjitha dokumentet zyrtare të lëshuara nga institucionet do të pranohet automatikisht nga ne”, sqaroi drejtori Astrit Hado.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.