U ‘tradhtua’ nga Donaldi, Bora Zemanit i ndodh e papritura

302
0

Historia me Donaldin, Borën e Beatrixën ka marrë të gjithë vëmendjen ditët e fundit, duke u kthyer në sensacionin e rrjeteve sociale.

Mbrëmjen e djeshme kishte një sqarim të situatës me Donaldin, i cili deklaroi se e kishte lënë pas historinë me Borën, Beatrix që u ndje e sikletosur nga kjo situatë e kërkoi falje dhe Bora që nuk reagoi fare.

Megjithëse historia sensacionale mes tyre po shihet si një tradhti ndaj Borës, moderatorja duket se ka fituar mbështetjen e publikut, në Instagram.

Nga një vëzhgim i thjeshtë shihet që pas shkëmbimit të puthjes me Donald Veshajt, moderatores i është rritur numri i ndjekësve me afërsisht 100 mijë duke kapur rreth 950 mije ndjekes. E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Donaldin, i cili ruan pothuajse të njëjtin numër ndjekësish në Instagram.

Ndërsa këngëtarja Beatrix Ramosaj, është edhe më e ‘ndëshkuara’, pasi ka humbur rreth 15 mijë ndjekës që pas përfshirjes në lidhje me Donaldin.