Mediat greke raportuan gjatë gjithë kohës pas krimit, se viktimat ishin shqiptarë. Por sot në mëngjes, Ministri shqiptar i Brendshëm njoftoi se “nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”
Athinë, 11 Shtator 2023 /noa.al – Gjashtë persona përfunduan të vdekur pas një prite vdekjeje të ngritur nga persona të panjohur.
Pesë nga viktimat u ekzekutuan brenda makinës, kurse i gjashti, shoferi, u gjet jashtë saj, gjithashtu i pajetë.
Noa.al mëson se gjashtë personat ishin të gjithë në moshë të re, midis 30 deri 40 vjeç.
Detaje të tjera që dalin janë se u makina ku u vranë të gjashtët, është me targa gjermane A – RR – 6666.