1.5 C
Tirana

U tha se vajza e vogël që ruante delet sot është ministre në Francë, zbulohet e vërteta e fotos

Date:

Share:

Të gjithë e mbajnë mend një fotografi të një vajze që ruante delet, dhe në krah të saj në të majtë vendosej Najat Vallaud Belkacem, ministre e edukimit në Francë. Madje postimi mori mijera share në facebook, me krahasimin që një vajzë e varfër, mund të ngrihej në pozicionin e ministres.

Por AFP, zbulon të vërtetën e fotos.

Vajza ulur në gur që ruan dhentë e veta, nuk është aspak ministrja e Francës, por një vajzë që u bë pjesë e një fotografimi të Unicef për raportet e fëmijëve.

Edhe pse krahasimi u bë në vitin 2016, foto në fakt është shkrepur në 2014. Unicef konfirmoi për AFP se vajza në fotografi nuk është Najat Vallaud-Belkacem, por jep edhe legjendën e fotos: “Fouzia 8 vjec, qëndron në një gur afër deleve të saj”. Fotografia është shkrepur në një fshat në provincën marokene Al Haouz, ku kishte një fushatë të Unicef gjatë një projekti për situatën e grave dhe fëmijëve në Marok në 2005.

“Fouzia shkoi për një vit në shkollë, dhe më pas e la sepse prindërit e saj nuk mund të blenin librat” tha organizata.

Fotografi që ka shkrepur foton quhet Giacomo Pirozzi. I kontaktuar nga AFP, ai konfirmoi se imazhi I publikuar në shumë vende ishte një mission I tij për Unicef në 2006. “Mund të them se të dy historitë janë të ngjashme (ajo e fëmijës dhe ministres), por vajza nuk është Najat Vallaud – Belkacem” thotë ai.

Pavarësisht se është bërë fact-check dhe e vërteta ka dalë, edhe shumë vite më vonë, pretendohet se baresha e vogël dhe politikanja janë i njëjti njeri, dhe foto vazhdon të qarkullojë. Edhe pse ka kaluar katër vite në një zonë rurale kur ishte fëmijë, gruaja politikane socialiste, në mënyrë përfundimtare nuk është fëmija e fotografuar nga Unicef.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.