U tha se nuk i ka ndihmuar shqiptarët në Itali po i la rrugëve/ Flet balerina shqiptare: Nuk e njihni mirësinë e Ilirit, ju

148
0

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” pati një debat midis Ilirit dhe Eltonit, pasi ky i fundit i shprehu hatërmbetjet Ilirit që në kohën kur balerinët kanë qenë të dy në Romë.

Ajo që i kishte ngelur në mendje Eltonit ishte veprimi që Iliri kishte bërë ndaj tij. Në një audicion në Itali ku pjesë e jurisë ishte dhe Iliri, ky i fundit nuk e ka zgjedhur për të vazhduar në fazën tjetër.

Përveç këtij fakti ai kujtoi se Iliri nuk e kishte ndihmuar aspak, ndonëse në Itali ditët për të nuk kishin qenë aspak të lehta duke treguar që ka fjetur nëpër stacionet e trenit.

Por nga ana tjetër Iliri është shprehur duke thënë se kanë qenë shumë garues e nuk e mban mend që Eltoni të ketë qenë një prej tyre, duke treguar më tej se ai gjithmonë ka qenë i gatshëm të ndihmojë çdo balerin shqiptar që vjen në Itali.

Këtë gjë na e ka vërtetuar edhe një nga balerinat shqiptare që Iliri ka ndihmuar e sot ajo është krahu i tij i djathtë, e cila me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka shkruar:

“Përshëndetje, jam Kimberly Beu balerina dhe asistente e Ilir Shaqirit. Ata që më njohin e din sa e reservuar jam si person e nuk do ta kisha bërë kurrë një post për një person por e bëj për atë që për mua eshtë ai që ka berë të mundur endrrën time si balerinë, udhëndjekësi dhe mësuesi im në ndjekje të kësaj ëndrre. Një person i paster në shpirt, professionist në punën e tij.

Nuk gjendem me atë që i thanë që nuk ndihmon shqiptarët e tij e hodhën baltë mbi të. Unë jam shqiptare dhe shkruaj për të vertetuar atë që tha maestro Ilir për atë që ai bën për shqiptaret e tij. Më ka ndenjur gjithmon pranë si nga ana profesionale dhe nga ana private e kam nderin që jam rritur me të profesionalisht e që jam asistentja e tij kudo që shkon.

Maestro Ilir nuk ka nevojë për tu mbrojtur sepse e demostron çdo ditë personin fantastik që ësht por unë u ndieva e detyruar nga ana ime ta bëj këtë post për një person që e meriton. Faleminderit për gjithçka Ilir Shaqiri.