U tha se humbi katër gishta, ja çfarë dëmtime ka marrë efektivja e “Shqiponjave” (foto)

486
0

Gjatë protestës para Parlamentit të banorëve të ‘Astirit’, një punonjëse policie mbeti e dëmtuar. Banorët tentuan të çajnë kordonin për të hyrë në Parlament si dhe hodhën shashka.

Por, në tentativë për të larguar një shashkë, mbeti e plagosur Ina Muka, 24 vjeçe, efektive e forcave “Shqiponja”. Në fillim u raportua se policja në fjalë kishte humbur katër gishta, por në fotot e publikuara së funmdi gjendja është pak më e lehtë.