Largimi nga ekrani apo rrjetet sociale e Flori Mumajesit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.. Ai nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor dhe në rrjetet sociale është treguar krejtësisht pasiv. Postimi i tij më i fundit është bërë që me datë 8 prill.
Ditën e djeshme Flori kishte ditëlindjen dhe mbushi 37 vjeç. Ai mori urime të shumta në këtë ditë kaq të veçantë dhe fansat po prisnin që më në fund të reagonte. Mirëpo as në ditën e ditëlindjes Flori nuk solli asnjë postim të ri dhe nuk u bë aktiv.
Pas kontaktimit me miq të afërt të Florit, është bërë e ditur që ai momentalisht ndodhet në Novergji.
Arsyeja e këtij udhëtimi është shumë private dhe nuk lidhet me anën profesionale.