U tërhoq nga gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti merr pozicionin e rëndësishëm

47
0

Ish-kandidati në Primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tanimë merr një pozicion të rëndësishëm në Partinë Demokratike,

Alimehmeti me anë të një statusi në “facebook”, sqaroi se bëhet fjale për drejtues në Departamentin e Shëndetësisë në PD,  duke u shprehur se ndjehet i nderuar dhe i vlerësuar nga demokratët.

Njoftimi i PD-së:

Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.

Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë. Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.