Luiz Ejlli ka gjithë ditën e djeshme që thotë se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn.
Kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”.
Ndërkohë Ejlli, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunën
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.
Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.
Tani: Nuk ka shanse
Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër
Tani: Nuk ka shanse
Luizi prej ditesh ka qendruar i shtrire ne krevat, dhe nje nga arsyet qe te gjithe kemi menduar ka qene arsyeja e debatit te tij me Kiaren.
Por e verteta duket ndryshe, ai eshte shprehur se vu an nga Septilokoku, nje dhi mbje e forte me shume se migrena.
Ai ka qendruar shpesh te dhoma e rrefimit, ku ka marre mjekim nga mjeket e specializuar, por nuk ka qene e mjaftueshme.
Sipas bloggerit Andrea, i cili deri tani ka patur burime te besueshme nga stafi i Big Brother, Luizi ka shkuar diten e djeshme tek spitali Amerikan, per te bere disa analiza, e gjitha ka qene e fshehte.
Luizi nuk eshte rregjistruar ne spital, ka bere vizitat, dhe pritet qe deri te Shtunen, pra ne Prime, te dalin rezultatet e tij.
Produksioni i ka komunikuar qe nese rezultatet e tij nuk dalin mire, ai do jete i detyruar te largohet nga Big Brother.
Dhe kjo duket e besueshme, nga menyra si ai eshte shprehur, qe nese ia del te shtunen mos te largohet, te dielen ai do luftoje dhe do fitoje.