U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës, ky është 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Fier 

524
0

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e të premtes në Fier, në rrugën “Ramiz Aranitasi”. 

I riu që shihni në foto është 23-vjeçari, i cili  u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier. 

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte. 

Mësohet se shkak për vrasjen e të riut është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë. 

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë. 

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. 

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.  

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.