‘U preke më duket..’, Adi Krasta i kthehet Elisa Spiropalit: Si the?!

944
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishtë e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e ‘A Show’ përballë gazetarit Adi Krasta, ku nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes të dyve.

Teksa Spiropali fliste për pasqyrimin e protestës së opozitës në mediat ndërkombëtare dhe imazhin e keq të Shqipërisë që ajo përcjellë, gazetari e ndërpreu dhe bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë.

‘Sipas teje imazhin e Shqipërisë e ka nxirë më shumë fushata e kanabizimit të vendit gjatë qeverisjes tuaj apo ajo protesta e opozitës?’, e pyeti Krasta ministren.

‘Kjo që po thua ti është e pavërtetë pasi raportet Guardia di Finanza tregojnë se kultivimi i drogës është ulur’, tha Spiropali, ndërsa moderatori ndali duke i kërkuar tia përsëriste dhe njëherë atë që i tha.

‘Si the?! Të lutem mund të ma thuash dhe njëherë të lutem? Mu drejto në vetën e parë, më thuaj Adi kjo që the është e pavërtetë…’, iu kthye Krasta.

Pjesë nga biseda:

Krasta: Sipas teje imazhin e Shqipërisë e ka nxirë më shumë fushata e kanabizimit të vendit gjatë qeverisjes tuaj apo ajo protesta e opozitës?

Spiropali: Kjo që po thua ti është e pavërtetë pasi raportet Guardia di Finanza tregojnë se kultivimi i drogës është ulur

Krasta: Si the?! Të lutem mund të ma thuash dhe njëherë të lutem? Mu drejto në vetën e parë, më thuaj Adi kjo që the është e pavërtetë…

Spiropali: Hë, u preke më duket