U prek nga Koronavirusi, Alfred Cako habit me deklaraten: Nuk kam pasur asnje..

2510
0

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, i cili është një prej njerezve që vë në dyshim ekzistencën e Covid, u infektua vetë dy javë më parë.

Pas shërimit, ai u rikthye në studion e “Rrethi Katror” në E Diell, të drejtuar nga Edi Manushi.

Moderatori e pyeti se si ishte eksperienca e tij me sëmundjen dhe Cako tha se nuk ka pasur asnjë simptomë dhe ka qenë shumë mirë.

“Kam ndejtur i izoluar nga familja, megjithatë s’kam pasur absolutisht asgjë, kam dalë për vrap nga liqeni kam  bërë ato kilometrat e mia. Kjo është përgjigjia ime për të gjithë ata dashakeqët që shkruajnë nëpër portale se s’kam qenë mirë,” tha Cako.