U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, del foto e ciftit..

509
0

Kolë Manaj është viktima e krimit të pasionit që ndodhi sot në Shkodër. Ai plagosi të dashurën e tij, Anila Prendushi 44 vjeç e cila i ka mbijetuar plagëve.

Anila Prendushi është nënë e 3 fëmijëve dhe bashkëjetonte me Kolë Manaj prej 5 vitesh.

34-vjeçari Manaj, brenda një automjeti, qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, dhe më pas veten.

Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.