U përplas nga makina, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare në Itali

50-vjeçarja Amela Drini, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.

Sipas mediave të huaja, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.

Mësohet se shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë-pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.

50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë, shkruan A2 CNN.

Administrata lokale e zonës ku ajo jetonte i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së Amela Drinit.

“Në këtë moment pikëllimi të madh, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin atë, duke ndarë barrën e kësaj humbjeje të dhimbshme”, thuhet në njoftim, raporton A2 CNN.

- Advertisement -

Ndryshon Moti, sot dita e fundit me diell për.. Sinoptikania zbulon cfarë na pret gjatë 5 ditëve në vijim..

Meteorologia Tanja Porja ka traguar si pritet të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim sipas parashikimeve meterologjike percjell...

Ndryhon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet...

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.