U perplas me motor, bashkëshortja e Gaz Pajës tregon gjendjen e aktorit

110
0

Aktori i njohur Gaz Paja u përfshi në një aksident paraditen e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Policia bën me dije se Paja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga E.K. Paja u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës.

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit ka treguar për “Vip Magazine” gjendjen e tij shëndetësore.

Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt” shprehet Ira për Vip Magazine.