U përmend per shit blerje votash në bisedat e Zogut, reagon menjëherë Dajana

780
0

Pas bërjes publike në media të përgjimeve të Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, u përmend edhe emri i koleges së tij, moderatores së njohur Dajana Shabani.

Emri i moderatores u përmend për shit-blerje votash, dhe lidhur me këtë çështje, nëpërmjet një videoje në Instagram, Dajana ka bërë sqarimin e saj.

Ajo tregon se gjithçka është bërë për batutë mes kolegësh në një emision live.

Reagimi i plotë i Dajanës

Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim.

Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu.

Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje.

Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss ‘Paqe në Botë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.