‘U përkeqësua kur menduam se…’ Mjeku Arjan Harxhi dergohet me urgjencë në Turqi, mesohet gjendja e tij

815
0

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ndodhet në Turqi, ku është duke marrë dhe mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pas infektimit me Covid-19.

Se si paraqitet gjendja shëndetësore e mjekut Harxhi, ka treguar kolegu i tij Gent Stroni.

Ai u shpreh për ABC Neës, se gjendja e tij u përkeqësua, kur u mendua se rreziku më i madh kishte kaluar. Tashmë ai po merr mjekimin nga fillimi.

“Një rast i keqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi. Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, deklaroi mjeku Stroni.