U ndje keq në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të…

1116
0

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 11 shtator në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi u ndje keq në çerdhen shtetërore nr.2.

Babai i të miturit, ditën e sotme në një intervistë televizive ka mohuar që vogëlushi kishte lindur me probleme në zemër.

Renato Hoti tregon se çfarë i tha edukatorja në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital dhe ku humbi jetën.

Intervista e plotë

Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

Renato Hoti: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

Renato Hoti: Jo, jo!

Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para  tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

Renato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.