U ndje keq gjatë fluturimit me Air Albania, humb jetën e reja shqiptare

348
0

Një vajzë 24-vjeçare shqiptare, e cila punonte për kompaninë ajrore Air Albania, pasi u ndje keq gjatë fluturimit për në aeroportin Stansted të Londrës.

Ndihma e shpejtë e Anglisë, NHS Trust, dërgoi dy ambulanca për të ardhur në ndihmë, pasi e reja shqiptare u ndje keq në avionin që vinte nga Tirana.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës së 21 dhjetorit, rreth orës 13.00, ku e reja u dërgua për marrjen e ndihmës së shpejtë në spitalin Princess Alexandra Hospital në Harlow, por pavarësisht ndihmës së dhënë nuk ia doli që të shpëtojë.

Policia e Essex, nëpërmjet një zëdhënësi të cituar nga mediat britanike thonë se u dha gjithë asistenca e nevojshme për kolegët e Manchester Airports Group dhe ambulancës, pas sinjalizimit për ngjarjen nga aeroporti i Stansted.