Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse. Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!Andi: S’është e vërtetë!Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?