Ina Nuka mbeti e lënduar para Parlamentit në protestën e organizuar nga banorët e Astirit që rrezikojnë të humbasin banesat nga projekti i Unazës së Madhe. Policja e re pësoi dëmtime në dorë nga një kapsoll. Për t’u kuruar ajo u dërguar në Turqi.
Ajo ka humbur gishtin e madh të njërës dorë, duke shpëtuar 4 të tjerë. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë u arrestua Daniel Drobaj, i cili u bë pjesë e protestës së banorëve të Unazës së Madhe që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre.
STATUSI I MULLAIT
Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e
Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet. Besoj se rrjedha e
furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe
hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të
Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e
gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.
Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe,
Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe
njerëzve të t’u të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit
dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në
Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të
ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e
shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të
gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.
Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në
sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin
dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin,
rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.
U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e
vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo
është e jo s’është plagosur, jo je e trajtuar apo je e paaftë, e plot
të tilla.
Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje. Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës.