U kthye para 2 ditësh nga Italia, pa u vetëkarantinuar! Kapet ‘live i pabinduri’: Hape krahun dhe njoftoni urgjent ambulancën (VIDEO)

1128
0

Një i ri, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë.

Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë. E gjitha kjo është bërë “live” teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të “pabindur” që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen.

” Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës do t’i bëhet thirrje për t’u vetëkarantinuar”, tha Veliu.