U kthye nga Amerika që të shërbejë në atdhe, mjeku shkodran merr vendimin drastik pas asaj që i bëri shteti shqiptar

832
0

U rikthye nga Amerika për ti shërbyer pacientëve në vendlindje, po arrestimi i tij dhe vënia pas hekurave me akuza që kurrë nuk u faktuan, shteti shqiptar detyron të ikë sërish drejt SHBA një ndër specialistët më të mirë të kardiologjisë.

Mjeku Shkodran Luan Dragusha vendos perfundimisht të lërë vendin e tij, duke e komunikuar në facebook vendimin e marrë. Ndërsa operonte një pacient në sallën e operacionit pranë kardiologjisë, infermierët që e asistonin mbanin në duar mbishkrimin “The end”.

Ai vete në facebookun personal shkruan “Sot ishte dita e fundit ne Hemodinamiken e Shkodres! Faleminderit Shkoder… I did it my ëay (Une e bera rrugen time)”. E rruga e doktor Luanit mund te jete me pasoja te renda per shume paciente qe nga duart e tij i shpetuan vdekjes dhe moren nje sherbim mjekesor cilesor.